1. Çfarë është një portë automatike?
Një portë automatike është një portë që hapet dhe mbyllet vetë, duke përdorur një motor elektrik që aktivizohet përmes telekomandës, sensorëve ose sistemit inteligjent të automatizimit.
2. Çfarë lloj motorësh ofron Allmatic?
Allmatic ofron motorë për:
- Porta rrëshqitëse (me shinë) (MOVEO, KALOS XL, TRAKTOR)
- Porta me hapje me krahe (me kanatë) (SO400, XTILUS, HYPER)
- Tra automatike parkimi (BOOMY, Barriera me zinxhir)
- Grila dhe qepena (AM900, B.RO WALL, MICROCAP, TECH3 LONG)
3. A janë produktet Allmatic të prodhuara në Itali?
Po! Të gjitha produktet Allmatic janë të importuara direkt nga Italia, dhe asnjë prej tyre nuk prodhohet në Shqipëri. Origjina italiane është 100% e garantuar.
4. A janë produktet të certifikuara?
Po. Të gjithë motorët, njësitë dhe aksesorët e Allmatic janë të certifikuara sipas standardeve evropiane dhe vijnë me dokumentacion zyrtar që garanton cilësinë dhe sigurinë.
5. Çfarë garancie ofroni për produktet?
Çdo produkt Allmatic ofrohet me 1 vit garanci zyrtare, duke mbuluar çdo defekt prodhimi apo funksionaliteti.
6. Për çfarë lloj përdorimi janë të përshtatshëm motorët tuaj?
Motorët tanë janë të përshtatshëm për:
- Përdorim rezidencial (shtëpi, vila)
- Përdorim komercial (dyqane, biznese)
- Përdorim industrial (porta të mëdha, parkime, depo)
7. A mund të blej vetëm pajisjet, pa instalim?
Po. Ne ofrojmë vetëm shitje produktesh – klientët tanë janë montues profesionistë ose individë që përdorin montuesin e tyre.
8. A ofroni zgjidhje për porta garazhi dhe qepena?
Po. Allmatic ka motorë të specializuar për porta garazhi, grila dyqanesh dhe qepena banesash, të gjitha me kontroll të automatizuar.
9. Ku ndodheni dhe a dërgoni në gjithë Shqipërinë?
Ne jemi të vendosur në Tiranë, dhe ofrojmë dërgesa në të gjithë Shqipërinë brenda afateve të shpejta.
10. Cilat janë kapacitetet e motorëve për porta rrëshqitëse, sa eshte fuqia?
Allmatic ofron motorë për çdo nevojë:
- MOVEO: Motorr per porta automatike deri në 700 kg
- KALOS XL: Motorr per porta automatike 800–1500 kg
- TRAKTOR: Motorr per porta automatike deri në 2200 kg
11. Sa kushton një portë automatike?
Çmimi ndryshon sipas modelit dhe llojit të portës. Për një ofertë të personalizuar, kontaktoni në:
📞 +355 69 203 4280
📩 elton.saliu@keyline-balkans.com
12. Si mund të bëj një porosi?
Na telefononi ose na shkruani. Ne ju ndihmojmë të zgjidhni produktin e duhur dhe të bëni porosinë me transport të sigurt në adresën tuaj.
ℹ️ Keni pyetje të tjera?
Na kontaktoni në çdo kohë. Ne jemi këtu për të ndihmuar profesionistët dhe klientët fundorë të zgjedhin portën automatike më të sigurt dhe më cilësore në treg.