Nëse po mendon të automatizosh portën e shtëpisë apo të biznesit, zgjedhja e motorit të duhur është hapi më i rëndësishëm. Një motor i përshtatshëm garanton siguri, funksionim të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi.
Më poshtë do të shpjegojmë si ta bësh zgjedhjen e duhur, sipas tipit të portës dhe karakteristikave që ajo ka.

Motorët për porta rrëshqitëse (porta që hapen anash)
Nëse porta juaj hapet duke rrëshqitur në të majtë apo të djathtë, atëherë ke nevojë për një motor për portë rrëshqitëse. Faktorët kryesorë që duhet të marrësh parasysh janë pesha dhe gjatësia e portës.
➤ Për porta deri në 600–700 kg
Zgjedhja ideale: MOVEO 600 kg / 700 kg
- Version 230V ose 24V
- Komandë BIOS1 dhe telekomanda FOR4
- E përshtatshme për vila, shtëpi private apo ambiente me hapësirë të kufizuar
- Zgjedhje ekonomike dhe cilësore

➤ Për porta më të rënda deri në 1500 kg
Zgjedhja ideale: KALOS XL 800–1500 kg
- Vjen në versione 230V dhe 24V
- Përshtatet për përdorime më intensive dhe për porta të mëdha banimi apo biznesi
- Montim i thjeshtë dhe funksionim i heshtur
➤ Për porta industriale deri në 2200 kg
Zgjedhja ideale: TRAKTOR 2200 kg
- Performancë e lartë për porta industriale, magazina apo godina shumë të mëdha
- I besueshëm për përdorim të përditshëm dhe intensiv
- Komandë BIOS1 dhe paketë me fotocelula dhe telekomanda
Motorët për porta me kanatë (dyer që hapen si portë e zakonshme)

Për portat që hapen përpara ose mbrapa (kanatë një ose dy krahë), zgjedh motor sipas gjatësisë së krahut dhe peshës.
➤ Porta deri në 3 m / 350 kg
Zgjedhjet më të përshtatshme:
- SO400 – për shtëpi dhe vila, motori më praktik dhe i përballueshëm
- XTLUS 230V ose 24V – për porta deri në 3.5 m, version i avancuar me ndalesa mekanike
- Pajisur me BIOS2 dhe fotocelula FT ALL 7
➤ Porta deri në 4.5 m / 300 kg
Zgjedhja ideale: HYPER 400 mm / 600 mm (230V dhe 24V)
- Motori më i fuqishëm në këtë kategori
- Me ndalesa mekanike dhe montim të sigurt
- E përshtatshme për prona të mëdha, porta të rënda dhe përdorim të shpeshtë
Çfarë duhet të marrësh parasysh për zgjedhjen?
✅ Pesha e portës
✅ Gjatësia e krahut / sipërfaqja e portës
✅ Intensiteti i përdorimit (1-2 herë në ditë apo më shpesh)
✅ Lloji i hapjes (rrëshqitje ose me kanatë)
✅ Lloji i komandimit (230V apo 24V për siguri të shtuar)
Të gjitha motorët Allmatic që ofrojmë vijnë me:
- Njësi komande BIOS
- Fotocelula sigurie FT ALL 7
- Dy telekomanda FOR4
- Marrës radio të integruar
- Përfshihen në kitet gati për montim për montues profesionistë apo klientë finalë
Ku mund të blesh motorët?
Në dyqanin tonë të kompanisë italiane Allmatic në Tiranë, ofrojmë shitje me çmime të arsyeshme për gjithë Shqipërinë:
- Montues profesionistë në të gjithë Shqipërinë
- Klientë fundorë që dëshirojnë cilësi dhe garanci italiane
📞 +355 69 203 4280
📧 elton.saliu@keyline-balkans.com
🌐 portaautomatike.net
📩 Instagram: @allmatic.solutions
📘 Facebook: Porta Automatike – Allmatic Solutions