Skip to content
Home » Porta automatike – Çmimet më të mira për motorra dhe tra parkimi në Shqipëri

Porta automatike – Çmimet më të mira për motorra dhe tra parkimi në Shqipëri

  • by
motora per porta automatike cmimi

Nëse po kërkon të vendosësh një portë automatike në shtëpinë apo biznesin tënd, pyetja më e zakonshme është:
Sa kushton një portë automatike në Shqipëri? Sa është cmimi i motorrave per porta automatike?

Çmimi i motorrit per portë automatike, ndryshon në varësi të llojit të portës, motorit, sipërfaqes dhe aksesorëve që zgjedh. Në këtë artikull do të shpjegojmë faktorët që ndikojnë në çmim dhe si të zgjedhësh zgjidhjen më të mirë për buxhetin tënd, qoftë si përdorues final apo si montues profesionist.

Nga çfarë varet çmimi i një porte automatike?

Lloji i portës

  • Porta rrëshqitëse (sliding gate)
  • Porta me hapje me kanatë (swing gate)
  • Tra automatike për parking

Pesha dhe gjatësia e portës

Sa më e rëndë ose e gjatë të jetë porta, aq më i fuqishëm duhet të jetë motori elektrik.

Lloji i motorit

Motorët Allmatic vijnë në versione të ndryshme për porta deri në 400 kg, 800 kg, 1000 kg, 1200 kg, 2000 kg 2200 kg deri ne 2500 kg ose më shumë. Zgjedhja e motorit ndikon direkt në çmim dhe jetëgjatësi.

Aksesorët që përfshihen

Sensorë sigurie, telekomanda (pulte), kartela magnetike, qendra komande (centralina), fotocelula, kapak mbrojtës, etj. Disa janë të përfshira në sete standarde, të tjera sipas porosisë.

Çmimet orientuese për produktet Allmatic

  • Set Motor për portë rrëshqitëse: nga 299 € deri 610 € (300 mije leke deri ne 600 mije leke te vjetra)
  • Set Motor për portë me hapje me kanatë (dy kanata): nga 400 € deri 670 € (287 mije leke te vjetra deri ne 600 mije leke te vjetra
  • Tra automatik për parking: cmimi i setit fillon nga 1000 euro (1 milion leke te vjetra)
  • Aksesorë shtesë: sipas kërkesës (fotocelula, telekomanda, IRIS, kontrolle murale, etj.)

📦 Të gjitha produktet janë të reja, origjinale dhe të importuara nga Allmatic – Itali.

Kujt i shiten produktet?

Allmatic Solutions ofron produkte:

  • Për montues profesionistë që kërkojnë zgjidhje cilësore për klientët e tyre
  • Për klientë fundorë që duan të blejnë motorra dhe tra parkimi cilësorë me çmime të arsyeshme
  • Me këshillim teknik për zgjedhjen e produktit të duhur në bazë të tipit dhe përmasave të portës

Pse të zgjedhësh produktet Allmatic?

  • Prodhim 100% italian
  • Jetëgjatësi dhe siguri e lartë
  • Sete të kompletuara sipas nevojës
  • Çmime të përshtatshme për tregun shqiptar
  • Mbështetje teknike për montuesit dhe informacione të detajuara

Si të marrësh një ofertë?

Nëse je një montues, ndërtues apo klient i interesuar për portë automatike ose tra parkimi, na kontakto:

📞 +355 69 203 4280
📧 elton.saliu@keyline-balkans.com
🌐 portaautomatike.net
📩 Instagram: @allmatic.solutions
📘 Facebook: Porta Automatike – Allmatic Solutions

Na dërgoni përmasat e portës, një foto dhe do të ju sugjerojmë motorin dhe pajisjet e duhura sipas nevojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *